Bota

Draft-statuti për Asociacionin, Gërvalla: Ne bëmë pjesën tonë, presim nga Këshilli i Evropës ta ftojë Kosovën për tu anëtarësuar

Gërvalla ka folur sërish në lidhje me letrën e shkruar nga ajo ku u shpreh se pas konkretizimit të sotëm të zotimit të Kosovës presin nga Këshilli i Evropës që ta përmbushin pjesën e tyre dhe ta ftojnë Kosovën të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

16 Maj 2024, 13:27 Nga N.F
Draft-statuti për Asociacionin, Gërvalla: Ne bëmë
Gërvalla

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla ka njoftuar ditën e sotme për mes një postimi se i ka shkruar letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Theodoros Rousopoulos. Më tej ajo ka bërë me dije se në letër ka thënë se Kosova po e shkruan një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se atë do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maji.

Gërvalla ka folur sërish në lidhje me letrën e shkruar nga ajo ku u shpreh se pas konkretizimit të sotëm të zotimit të Kosovës presin nga Këshilli i Evropës që ta përmbushin pjesën e tyre dhe ta ftojnë Kosovën të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.


“Zotimi ynë në letër drejtuar Këshillit të Evropës është serioz dhe i sinqertë… Pas konkretizimit të sotëm të zotimit tonë për të bërë hap të rëndësishëm dhe të prekshëm në përmbushje e zotimeve tona kërkojmë dhe presim nga Këshilli i Evropës që të përmbush pjesën e vetë të detyrimit dhe ta ftoj Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës si vendit të cilit jo vetëm që i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por i cili i ka përmbushur këto kushte. Kosova e pavarur mbetet e palëkundur në kursin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha ajo.

kosova gervalla kie

Sondazh

Poll