Bota

"Një monarke e vërtetë"/ Mbretëresha Camilla heq dorë nga veshjet me gëzof kafshësh, merr vlerësime pozitive për vendimin

Sipas letrës, Mbretëresha Camilla nuk ka në plan të blejë produkte të reja prej leshi apo gëzofi, ndërsa i dërgoi urimet më të mira OJQ-së që prej vitesh lufton për të drejtat e kafshëve.

16 Maj 2024, 11:44 Nga S.B
"Një monarke e vërtetë"/ Mbretëresha Camilla heq
Camilla

MBRETËRI E BASHKUAR- Organizata Peta, e cila promovon trajtimin etik të kafshëve në mbarë botën, së fundmi mori një letër ekologjike nga Pallati Buckingham. Sipas letrës, Mbretëresha Camilla nuk ka në plan të blejë produkte të reja prej leshi apo gëzofi, ndërsa i dërgoi urimet më të mira OJQ-së që prej vitesh lufton për të drejtat e kafshëve.

Federata Ndërkombëtare e Gëzofit, e cila përfshin dhjetëra vende prodhuese të gëzofit, tha se anëtarët e familjeve mbretërore "nuk duhet ti nënshtrohen presionit nga aktivistët", por kjo nuk e ndaloi shefin ekzekutiv të Petës, Ingrid Newkirk, të thoshte se: Monarkia po pasqyron vlerat britanike, duke pranuar se gëzofi nuk ka vend në shoqërinë tonë.

Ajo shprehu kënaqësinë e anëtarëve të Peta për këtë zhvillim, duke thënë se ata do të pinin për shëndetin e Camilla-s "një gotë verë claret më të mirën".

Vetë Mbretëresha Elizabeth tha në vitin 2019 se nuk do të blinte produkte të reja prej leshi kafshësh, por ajo vazhdoi ti vishte ato që kishte tashmë, diçka që pritet të bëjë edhe Mbretëresha aktuale. Komediani Stephen Fry kohët e fundit i kërkoi pallatit t'i jepte fund kapelave me gëzof të gardës mbretërore, por ministria u përgjigj se gëzofi vjen nga gjuetia e ligjshme.

camilla britani e madhe gezof

Sondazh

Poll