Bota

Draft-statuti i Asociacionit, Qeveria e Kosovës: Oferta e Kurtit është refuzuar dy herë, varet nga bashkësia ndërkombëtare! Të shohim a do pranohet për herën e tretë

Kryeziu shtoi se të dy oferta të kryeministrit janë refuzuar ndërsa presin të shohin a do pranohet për herën e tretë.

16 Maj 2024, 10:35 Nga N.F
Draft-statuti i Asociacionit, Qeveria e Kosovës: Oferta e Kurtit
Kurti

KOSOVË- Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar ditën e sotme në lidhje me raportimet të cilat erdhën po sot nga zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla, se do ta dërgojnë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese. Përmes një postim në "Facebook", Kryeziu ka thënë se këtë premtim Kurti e kishte dhënë më 18 mars 2023 në Ohër e pastaj më 2 maj në Bruksel.

“Premtimi i zëvendëskryeministres Donika Gërvalla-Schëarz në letrën dërguar Byrosë së Këshillit të Evropës është ripërsëritje e premtimit që kryeministri Kurti ka dhënë me 18 mars 2023 në Ohër, e me 2 maj 2023 në Bruksel, kur ka ofruar gatishmërinë për të shkruar një draft-statut për Asociacionin bazuar në nenin 7 ndërlidhur me nenin 10 të Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt 2023)”, ka shkruar Kryeziu.

Ai shtoi se oferta e parë e Kurtit ishte me tre shtylla që duhej të dakordoheshin paraprakisht (I. Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga 23 dhjetori 2015; II. qëndrimi evropian i znj. Federica Mogherini më 24 gusht 2015; dhe, III. qëndrimi amerikan i zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar më 30 janar 2023). Kryeziu shtoi se të dy oferta të kryeministrit janë refuzuar ndërsa presin të shohin a do pranohet për herën e tretë.

“Oferta e dytë ishte e frymëzuar nga modeli kroat e i cili është gjithashtu në përputhje me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës. Të dy këto oferta të kryeministrit Kurti janë refuzuar. Të shohim a do pranohet për herën e tretë”, ka shkruar Kryeziu.


“Por kjo varet nga bashkësia ndërkombëtare, jo nga Qeveria jonë”, shtoi ai.

kurti kosova kryeziu draft-statuti i asociacionit

Sondazh

Poll