Bota

Policia e Kosovës bastisje në Pejë, sekuestrohen armë dhe municione, në pranga dy persona

Mësohet se gjatë këtyre operacioneve janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municione. Gjithashtu bëhet me dije se janë arrestuar dy persona në lidhje me armët e sekuestruar.

16 Maj 2024, 09:50 Nga N.F
Policia e Kosovës bastisje në Pejë, sekuestrohen armë dhe
Foto ilustruese

PEJË- Ditën e sotme policia e Kosovës ka zhviluar disa bastisje në Pejë. Mësohet se gjatë këtyre operacioneve janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municione. Gjithashtu bëhet me dije se janë arrestuar dy persona në lidhje me armët e sekuestruar.

Siç njoftoi policia njësitë policore pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në grupin e organizuar kriminal” dhe “Detyrim” kanë kryer kontroll në 3 lokacione të ndara. Nga këto kontrolle janë sekuestruar 3 armë, municion, dy vetura, para të gatshme që dyshohen të jenë përfitim nga veprat penale.

“Më 15.05.2024  njësitë policore pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale të cekura, duke vepruar sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë kryer kontroll në 3 lokacione të ndara,  me ç rast në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 3 armë, municion, dy vetura, para të gatshme që dyshohen të jenë përfitim nga veprat penale. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

 

policia e kosoves arme arrestim

Sondazh

Poll