Bota

Draft-statuti i Asociacionit, Martens: Lëvizje e jashtëzakonshme e Kosovës në minutat e fundit për anëtarësim në KiE

Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens ka reaguar në lidhje me këtë veprim të qeverisë së Kosovës të cilin e ka cilësuar një lëvizje të jashtëzakonshme të minutës së fundit lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

16 Maj 2024, 10:02 Nga N.F
Draft-statuti i Asociacionit, Martens: Lëvizje e jashtëzakonshme e
Michael Martens

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla ka njoftuar ditën e sotme se i ka shkruar letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Theodoros Rousopoulos. Më tej ajo ka bërë me dije se në letër ka thënë se Kosova po e shkruan një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se atë do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maji.

Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens ka reaguar në lidhje me këtë veprim të qeverisë së Kosovës të cilin e ka cilësuar një lëvizje të jashtëzakonshme të minutës së fundit lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Lëvizje e jashtëzakonshme e minutës së fundit në Kosovë lidhur me anëtarësimin në Këshill të Evropës”, shkruan Martens.

Ai thekson se Friedrich Ebert Stiftung është “themeli” i Partisë Social Demokrate, të afërt me kancelarin Olaf Scholz dhe njerëzve të tij, disa prej të cilëve deri më tani hezitonin për këtë çështje.

“Por nëse fondacioni juaj prodhon ide të mira…”, shkruan Martens. 

kosova kie draft-statut për asociacionin michael martens

Sondazh

Poll