Politike

Tabaku: Politika e pensioneve dështoi. 80% e tyre me pagat më të ulëta se minimumi jetik

Tabaku shprehet se politika e pensioneve dështoi për të nxjerrë një shtresë të madhe nga niveli i varfërisë.

16 Maj 2024, 11:43 Nga B.Z
Tabaku: Politika e pensioneve dështoi. 80% e tyre me pagat më të
Jorida Tabaku

TIRANË - Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se pensionistët kanë të ardhurat më të ulëta se minimumi jetik, referuar të dhënave të INSTAT. Tabaku shprehet se politika e pensioneve dështoi për të nxjerrë një shtresë të madhe nga niveli i varfërisë.

Tabaku: Sot pensionistët e kanë pensionin e pjesshëm. Të dhënat e INSTAT theksojnë se 80- përqind e tyre i kanë të ardhurat më të ulëta se minimui jetik, që është i përllogaritur nga Eurostat.

Shpenzimet në sektorin e pagesave të drejtpërdejta kanë zbritur në nivelin minimal në 2023 krahasuar me treguesit para pandemisë. Këto tregues pohojnë se politika e pensioneve dështoi në masë. Dështoi për të nxjerrë një shtresë të madhe të popullsisë nga niveli i varfërisë.

 

jorida tabaku pensioniste

Sondazh

Poll

Politike 16 Maj 2024, 10:30 M.B

Nis seanca plenare në Kuvend

Foto ilustruese TIRANA- Ka nisur seanca plenare në Kuvend. Sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvedit, n&...