Politike

Interpelanca për gjenocidin serb, Spiropali i përgjigjet Shehut: Kërkojnë të bëjë politikë të brendshme me viktimat e Millosheviçit

Në lidhje me këtë delegim reagoi edhe Shehu i cili u shpreh se nuk është parashikuar në Rregulloren e Kuvendit. Edhe pse e kundërshtoi këtë delegim Shehu e mbajti interpelancën. Duke zëvendësuar kryeministrin, ministrja Elisa Spiropali iu përgjigj akuzave të deputetit demokrat.

16 Maj 2024, 11:11 Nga N.F
Interpelanca për gjenocidin serb, Spiropali i përgjigjet Shehut:
Spiropali

TIRANË- Kryeministri, Edoi Rama nuk ishte pjesë e seancës së sotme në Kuvend për interpelancën me Shehun pasi ndodhet në Malin e Zi në samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian. Interpelanca iu delegua ministres Elisa Spiropali. Në lidhje me këtë delegim reagoi edhe Shehu i cili u shpreh se nuk është parashikuar në Rregulloren e Kuvendit. Edhe pse e kundërshtoi këtë delegim Shehu e mbajti interpelancën. Duke zëvendësuar kryeministrin, ministrja Elisa Spiropali iu përgjigj akuzave të deputetit demokrat.


Spiropali u shpreh se ky problem po përdoret si gjyle që vërtiten drejt Prishtinës me shpresë së shpërthimi andej të zgjidhë ndonjë problem këtej. Sipas saj në 10 vite qeveria Rama ka bërë ndarje të prerë ndërsa tha se Shqipëria dhe shqiptarët po dëshmohen si faktor i pashmangshëm në rajonin tonë të trazuar. 

 Nuk ka gjë më të ligë në politiken e brendshme të një vendi kur thellësinë e problemit të brendshëm e projektin jashtë. Dhe ca më keq akoma kur nga një vend si Shqipëria ky problem përkthehet në gjyle që vërtiten drejt Prishtinës me shpresë së shpërthimi andej të zgjidhë ndonjë problem këtej.

Ka 10 vite që qeveria Rama dhe shumica jonë ka bërë ndarje të prerë nga ai lloj e soj që bëhet duke folur me veten për të dëgjuar jehohën e asaj që po vetë po themi. Po të duam të harrojmë ne, apo analashkoni ju, është fakti që Shqipëria dhe shqiptarët po dëshmohen si faktor i pashmangshëm në rajonin tonë të trazuar dhe për 2 asyre kryesore, e para sepse minmalisht po dëshmon aftësi shtetformuese dhe dhe dinjitetn në çfarë po bën qeveria jonë, jemi në dakordi me të gjithë partnerët tanë për strategjitë.

Tirana jonë piolitike e sheh një pjesë të konsiderueshme të aktivitetit të saj në politikën e saj me sytë nga Prishtina dyke u lutur edhe shpresuar që edhe Kosova dhe autoritetet e saj legjitime të harmonizojnë çdo hap me aletatët e përbashkët strategjik. Ne respektojmë vullnetin e autoriteteve të Kosovës në vendimmarrjen e tyre, por edhe nga ana tjetër mund të ndodhë që edhe ndonjë hap i tyre të mos jetë i sinkronizuar me hapat tonë, që i përsëris janë në harmoni me orkestrën e aleatëve tanë strategjikë.

kuvend rama spiropali shehu

Sondazh

Poll

Politike 16 Maj 2024, 10:30 M.B

Nis seanca plenare në Kuvend

Foto ilustruese TIRANA- Ka nisur seanca plenare në Kuvend. Sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvedit, n&...