Politike

"Dëshirojmë të shihemi si shtete anëtare", Rama në Mal të Zi: Për Shqipërinë, nuk është e kaluara që duhet ta kontrollojnë të ardhmen

Rama shtoi se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të bllokojnë veten e tyre me çështjet bilaterale, por të bashkëpunojnë për integrimin drejt Bashkimit Evropian.

16 Maj 2024, 10:41 Nga M.B
"Dëshirojmë të shihemi si shtete anëtare", Rama
Edi Rama

KOTORR- Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Kotorr të Malit të Zi. Ai tha se rajoni duhet të bashkëpunojë në disa fusha. Rama shtoi se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të bllokojnë veten e tyre me çështjet bilaterale, por të bashkëpunojnë për integrimin drejt Bashkimit Evropian.

“Duhet ta bëjmë pjesëmarrjen tonë, në politikën e sigurisë më domethënës. Duhet të jemi pjesë e instrumenteve që kanë të bëjeni me sigurinë kibernetike. Do vazhdojmë bashkëpunimin rajonal dhe zotohemi për këtë. Për Shqipërinë, nuk është e kaluara që duhet ta kontrollojnë të ardhmen, por e ardhmja duhet ta kontrollojë të kaluarën.

Dëshirojmë të shihemi si shtete anëtare sa i përket sjelljeve dhe përsëri vazhdojmë të bllokojmë vetveten. Kjo nuk ka kuptim. Ne duhet t’i lëmë politikat dhe çështjet bilaterale jashtë kësaj gjendjeje. Nëse bëjmë çdo gjë në mënyrë evropiane kjo do ta lehtësojë atmosferën, në mënyrë që të gjithë të merreshin me çështjet bilaterale”, shtoi ai.

samiti be-ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Politike 16 Maj 2024, 10:30 M.B

Nis seanca plenare në Kuvend

Foto ilustruese TIRANA- Ka nisur seanca plenare në Kuvend. Sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvedit, n&...