16 Maj 2024, 11:02
Nga N.F
Shehu
TIRANË- Deputeti demokrat, Tritan Shehu në seancën e sotme plenare ka kërkuar interpelancë me kryeministrin, Edi Rama në lidhje me njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë gjatë luftës.
Kryeministri nuk ishte pjesë e seancës së sotme në Kuvend pasi ndodhet në Malin e Zi në samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian. Interpelanca iu delegua ministres Elisa Spiropali. Në lidhje me këtë delegim reagoi edhe Shehu i cili u shpreh se nuk është parashikuar në Rregulloren e Kuvendit. Edhe pse e kundërshtoi këtë delegim Shehu e mbajti interpelancën.
“Në rregullore nuk shkruhet se delegohet interpelanca. Kryeministri nuk do të japë përgjigje për çështjen, të mos ballafaqohet. Unë kam qenë dakord edhe të shtyhet pak nëse e ka të pamundur të jetë tani”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij Shehu tha se sot jemi në periudhën e rizgjimit të tyre jo vetëm në rajon. Ai përmendi Rusinë me agresionin e saj dhe jo vetëm. Shehu ngreu disa pyetje ndër të cilat ishte edhe a është gati qeveria që mbështë rezolutën e Kosovës.
“Zoti kryeministër është në arrati. Është e kotë të bluajmë teatër. Më duket e rëndësishme, po tentohet në rajon të rivitalizohen metodat ultranacionaliste. Sot jemi në periudhën e rizgjimit të tyre jo vetëm në rajon. Dua të përmend Rusinë me agresionin e saj dhe jo vetëm. Mbështesni ju rezolutën e Kosovës. A mendoni se duhet të sensibilizohemi me këtë ngjarje? A jeni gati të asistoni Kosovën si qeveri në përpunimin e materialit dhe dërgimin e tyre në organizma ndërkombëtare? Apo me pasivitetin tuaj doni të kontribuoni në varrosjen e së vërtetës?”, tha ai.
rama shehu kuvend kosova
Politike
16 Maj 2024, 11:03
B.Z
James O’Brien
MALI I ZI - Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, gjatë fjal&e...
Politike
16 Maj 2024, 10:49
N.F
Shalsi
TIRANË- Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur me debat në lidhje me projektligjin për privatizimin e pronës shtetë...
Politike
16 Maj 2024, 10:52
Saimir Korreshi
TIRANA- Seanca e sotme në Kuvend ka nisur mes debatesh në lidhje me projektligjin për privatizimin e pronave shtetë...
Politike
16 Maj 2024, 10:44
B.Z
Edi Rama
MALI I ZI - Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Samitin e Ballkani Perëndimit-BE në Kotor të...
Politike
16 Maj 2024, 10:41
M.B
Edi Rama
KOTORR- Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Kotorr të M...
Politike
16 Maj 2024, 10:30
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ka nisur seanca plenare në Kuvend. Sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvedit, n&...
Politike
16 Maj 2024, 10:12
M.B
Edi Rama
KOTORR- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Rama foli për ecurinë pozit...
Politike
16 Maj 2024, 10:02
M.B
Ervis Roshi
TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Ervis Rorshi është paraqitur paraditen e sotme pranë Prokurorisë së Posa&cc...
Politike
16 Maj 2024, 09:57
M.B
Edi Rama
KOTORR- Sot mbahet ë Kotorr të Malit të Zi Samiti BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes. Kryeministri Edi Rama...
Politike
16 Maj 2024, 09:52
M.B
Igli Hasani
STRASBURG- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka mbërritur në Strasburg, ku do të marr&e...