Aktualitet

Shisnin kokainë në berberhane, arrestohen 2 persona në Durrës (EMRAT)

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasinë e kokainës të ndarë në doza të vogla gati për shtije, si dhe 1 peshore elektronike dhe 4 celularë.

16 Maj 2024, 11:23 Nga B.Z
Shisnin kokainë në berberhane, arrestohen 2 persona në
Foto nga sekuestrimet e policisë

KAVAJË - Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi dyshohet se shihnin kokainë në një berberhane. Në pranga ka rënë Xhavit Llulla, pronari i berberhanes në lagjen nr.6, ambientit ku shitej kokaina. Gjithashtu është arrestuar dhe një shtetas tjetër i identifikuar si Muhamed Sinka.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasinë e kokainës të ndarë në doza të vogla gati për shtije, si dhe 1 peshore elektronike dhe 4 celularë.

Njoftimi i Policisë:

Pas një hetimi të kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit Xh. Ll., 28 vjeç dhe M. S., 28 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Në subjektin (berberhane) në pronësi të shtetasit Xh. Ll., shërbimet e Policisë gjetën një sasi kokaine, të ndarë në dhjetëra doza, me qëllim shitjen, si dhe 1 peshore elektronike që shërbente për këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll