16 Maj 2024, 08:59
Nga M.B
Palestinezët duke u larguar nga Xhabalia, pas sulmeve izraelite. 14 maj 2024.
LINDJE E MESME- Liderët arabë takohen në Bahrein më 16 maj për samitin, që pritet të dominohet nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, teksa nuk ka shenja se mund të arrihet shpejt një armëpushim. Udhëheqësit e 22 anëtarëve të Ligës Arabe takohen në Manama. Kjo është hera e parë që ky bllok takohet që nga samiti i jashtëzakonshëm në Riad të Arabisë Saudite që u mbajt nëntorin e kaluar. Në atë takim kishin marrë pjesë edhe anëtarët e Organizatës për Bashkëpunim Islamik.
Në takimin e nëntorit, liderët dënuan veprimet “barbare” të forcave izraelite në Gazë, por nuk kishin miratuar vendosje të masave ndëshkuese ekonomike dhe as nuk kishin marrë ndonjë vendim për hapa politikë ndaj Izraelit, pavarësisht zemërimit të rritur në rajon për luftën në Rripin e Gazës. Kjo mund të ndryshoi kësaj radhe, pasi mbështetja për një zgjidhje me dy shtete, është rritur në mbarë botën. Një zgjidhje e tillë për konfliktin e gjatë mes izraelitëve dhe palestinezëve është shtyrë përpara që një kohë të gjatë edhe nga shtetet arabe.
Teksa lufta po vazhdon, Katari, që ndërmjetëson bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit, tha se bisedimet për armëpushim dhe lirim të pengjeve kanë ngecur. Lufta shpërtheu pasi Hamasi sulmoi më 7 tetor jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Nga ofensiva e ushtrisë izraelite janë vrarë më shumë se 25.000 persona, shumica civilë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.
Një ditë më herët kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se pothuajse 50.000 persona janë evakuuar nga Rafah, në jug të Gazës, teksa insistoi se shteti i tij do të kryejë operacion kundër batalioneve të Hamasit në këtë qytet, pavarësisht se një operacion i tillë në Rafah, ku janë strehuar shumë palestinezë, është kundërshtuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden./ REL
lufta ne gaza
Bota
16 Maj 2024, 08:36
N.F
Betimi i parë i Merkel si kancelare
GJERMANI- Kujtimet e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel të titulluar "Liria", do të publikohen n&eum...
Bota
16 Maj 2024, 08:23
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Stuhia gjeomagnetike mund të ndërhyjë me energjinë edhe tek sistemet e komunikimet. Nga ana tjetër kjo s...
Bota
16 Maj 2024, 08:18
M.B
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov
MOSKA- Kremlini tha se një samit i planifikuar që Zvicra shpreson se do të hapë rru...
Bota
16 Maj 2024, 08:11
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë publikuar të mërkurën disa të...
Bota
16 Maj 2024, 07:50
N.F
Pamje nga dhoma e fëmijës
AUSTRALI- Një fëmijë 9-muajsh ka shpëtura mrekullisht në Australi pasi një pema...
Bota
16 Maj 2024, 07:39
N.F
Robert Fico
SLLOVAKI- Kryeministri sllovak, Robert Fico nuk është më në një gjendje të rrezikshme për jetën pas ate...
Bota
16 Maj 2024, 07:42
M.B
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov
MOSKË- Kremlini dënoi të enjten atentatin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico dhe i u...
Bota
16 Maj 2024, 07:18
N.F
Biden dhe Trump
SHBA- Presidenti Joe Biden dhe sfiduesi i tij në zgjedhjet e 5 nëntorit, ish-presidenti Donald Trump, ranë dakord të m&...
Bota
16 Maj 2024, 07:18
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Forcat ukrainase u tërhoqën nga disa pjesë të verilindjes së vendit dhe luftuan me trupat ruse në zo...
Bota
16 Maj 2024, 07:17
N.F
Menendez
NJU JORK- Në fillim të gjyqit për korrupsion, prokurorja federale Lara Pomerantz, e portretizoi senatorin demokrat amerikan Robert ...