16 Maj 2024, 07:39
Nga N.F
Robert Fico
SLLOVAKI- Kryeministri sllovak, Robert Fico nuk është më në një gjendje të rrezikshme për jetën pas atentatit që u regjistrua ditën e djeshme ku u qëllua 5 herë me armë. Lajmi për gjendjen e tij e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i vendit, Tomas Taraba. Taraba tha për BBC se operacioni i Fico-s kishte shkuar mirë.
"Unë mendoj se në fund ai do të mbijetojë," tha Taraba, duke shtuar se ai nuk është në një situatë kërcënuese për jetën në këtë moment."
Më herët ministri i Mbrojtjes tha se Fico po luftonte për jetën e tij pasi u plagos rëndë në një sulm në qytetin e vogël Handlova. Një i dyshuar është ndaluar në vendin e të shtënave. Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estoka e përshkroi atë si një atentat të motivuar politikisht.
Pas të shtënave, Fico u dërgua me urgjencë në spital dhe kaloi disa orë në operacion luftuar për jetën e tij. Nuk ka pasur asnjë përditësim zyrtar mbi gjendjen e kryeministrit që atëherë, por personi i dytë i tij në komandë ka thënë për programin Neëshour të BBC se Fico nuk ishte në një situatë kërcënuese për jetën në këtë moment.
Taraba shtoi se kryeministri u qëllua nga shumë afër. Të shtënat ndodhën në ditën kur parlamenti filloi të diskutonte propozimin e qeverisë për të shfuqizuar transmetuesin publik të Sllovakisë RTVS. Mijëra sllovakë kanë protestuar kundër reformës së propozuar të transmetuesit publik javët e fundit. Megjithatë, një demonstratë e planifikuar e udhëhequr nga opozita u anulua të mërkurën pasi u shfaq lajmi për të shtënat
sllovaki atentat robert fico
Bota
16 Maj 2024, 07:42
M.B
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov
MOSKË- Kremlini dënoi të enjten atentatin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico dhe i u...
Bota
16 Maj 2024, 07:18
N.F
Biden dhe Trump
SHBA- Presidenti Joe Biden dhe sfiduesi i tij në zgjedhjet e 5 nëntorit, ish-presidenti Donald Trump, ranë dakord të m&...
Bota
16 Maj 2024, 07:18
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Forcat ukrainase u tërhoqën nga disa pjesë të verilindjes së vendit dhe luftuan me trupat ruse në zo...
Bota
16 Maj 2024, 07:17
N.F
Menendez
NJU JORK- Në fillim të gjyqit për korrupsion, prokurorja federale Lara Pomerantz, e portretizoi senatorin demokrat amerikan Robert ...
Bota
15 Maj 2024, 22:55
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se partitë opozitare janë ato që duhet të bëhen gati pë...
Bota
15 Maj 2024, 22:42
E. D
foto ilustruese
BEOGRAD- Nënsekretarja amerikane e shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen, theksoi të mërkurën në Beograd r...
Bota
15 Maj 2024, 22:23
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti Vladimir Putin tha se Kremlini është i gashmëm për të negociuar mbi konfliktin në Ukrain&eum...
Bota
15 Maj 2024, 22:12
E. D
pamje nga vendngjarja
KILI- Kameret e sigurisë kanë regjistruar një skenë të çuditshme në Kili. Në video duket nj...
Bota
15 Maj 2024, 21:54
E. D
Robert Menendez
NEW YORK– Të mërkurën përfundoi procesi i përzgjedhjes së jurisë në gjyqin ndaj senatorit dem...
Bota
15 Maj 2024, 21:35
E. D
Matus Sutaj Estok
SLLOVAKI- Ministri i Brendshëm, Matus Sutaj Estok duke folur para mediave për sulmin ndaj kryeministrit sllovak thotë se...