Bota

"Një tragjedi e madhe", antentati ndaj kryeministrit sllovak, Kremlini: Shpresojmë që Fico të jetë në gjendje të rikthehet dhe të shërohet

Ndërsa përgatitej për një vizitë në Kinë, Presidenti Vladimir Putin bëri të mërkurën lëvizjen e rrallë duke i dërguar një telegram Presidentes sllovake Zuzana Caputova lidhur me të shtënat.

16 Maj 2024, 07:42 Nga M.B
"Një tragjedi e madhe", antentati ndaj kryeministrit sllovak,
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov

MOSKË- Kremlini dënoi të enjten atentatin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico dhe i uroi atij shërim të shpejtë pasi u qëllua kur po dilte nga një mbledhje qeveritare.

"Natyrisht, ne e dënojmë këtë sulm në termat më të ashpër të mundshëm. Ne e konsiderojmë absolutisht të papranueshme kjo është me të vërtetë një tragjedi e madhe. Ne shpresojmë se zoti Fico do të jetë në gjendje të rikthehet dhe të shërohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ne i urojmë një shërim të shpejtë," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për Izvestia. 

Ndërsa përgatitej për një vizitë në Kinë, Presidenti Vladimir Putin bëri të mërkurën lëvizjen e rrallë duke i dërguar një telegram Presidentes sllovake Zuzana Caputova lidhur me të shtënat.

"Isha i indinjuar kur mësova për atentatin ndaj Kryetarit të Qeverisë së Republikës Sllovake, Robert Fico. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për këtë krim monstruoz. Unë e njoh Robert Fico si një burrë të guximshëm dhe me mendje të fortë. Shpresoj shumë që këto cilësi do ta ndihmojnë atë të mbijetojë këtë situatë të vështirë," tha Putin.

robert fico

Sondazh

Poll