Bota

VIDEO/ Pema bie mbi dhomën e fëmijës 9-muajsh në Australi, nëna rrëfen tmerrin: S'po gjeja djalin nën rrënoja

Në video, shohen prindërit e fëmijës duke u përpjekur për të vënë në gjumë vëllanë e tij, kur papritmas dëgjohet një zhurmë e madhe dhe imazhi mjegullohet nga mbeturinat. Nëna e fëmijës tha se fillimisht nuk ishte në gjendje të gjente djalin 9-muajsh nën rrënoja.

16 Maj 2024, 07:50 Nga N.F
VIDEO/ Pema bie mbi dhomën e fëmijës 9-muajsh në Australi,
Pamje nga dhoma e fëmijës

AUSTRALI- Një fëmijë 9-muajsh ka shpëtura mrekullisht në Australi pasi një pema gjigande ra në dhomën e tij teksa ai po flinte.  Momenti i aksidentit i cili ndodhi javën e kaluar teksa fëmija ishte duke fjetur është kapur nga kamera e sigurisë.


Në video, shohen prindërit e fëmijës duke u përpjekur për të vënë në gjumë vëllanë e tij, kur papritmas dëgjohet një zhurmë e madhe dhe imazhi mjegullohet nga mbeturinat. Nëna e fëmijës tha se fillimisht nuk ishte në gjendje të gjente djalin 9-muajsh nën rrënoja.

“Më kujtohet që nuk e gjeta dhe po bërtisja”, përshkroi nëna 40 sekondat e mundimshme derisa e gjeti djalin e vogël gjallë dhe shëndoshë e mirë.


“Është një mrekulli që ne të gjithë dolëm të gjallë nga kjo”, tha babai i dy fëmijëve.

 

australi femije

Sondazh

Poll