Aktualitet

“Dorëzohu ose do eliminohesh”/ Policia tregon detajet si u arrestua vrasësi i efektivit në Fier

Po ashtu bëhet e ditur se kanë qenë familjarët që e kanë bindur të vetëdorëzohet.

15 Maj 2024, 23:27 Nga DOSJA
“Dorëzohu ose do eliminohesh”/ Policia tregon detajet si u


FIER- Policia ka nxjerr detaje të reja në lidhje me vetëdorëzimin e Azgan Mërnicës, i cili është autori i vrasjes së policit të forcave “Shqiponja” në Fier, Novruz Cenalia. Mësohet se policia e kishte e lokalizuar dhe u kishte thënë familjarëve të 23-vjeçarit që ai të vetëdorëzohet, ndryshe do të neutralizohej. Po ashtu bëhet e ditur se kanë qenë familjarët që e kanë bindur të vetëdorëzohet. Ai është paraqitur në polici me njërin prej tyre.

Njoftimi i Policisë:

Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë vijuar pa ndërprerë veprimet operacionale në terren me qëllim kapjen e autorit të vrasjes së punonjësit të Policisë Novruz Cenalia.
Veprimet Operacionale u shtrinë në një perimetër shumë të gjerë në zonën ku ndodhi ngjarja, duke përdorur dronë të cilësisë së lartë, të cilët kanë monitoruar zonën gjatë gjithë kohës. Po në kuadër të veprimeve operacionale, u ngritën pika kontrolli në gjithë akset rrugore, u forcuan shërbimet në pikat e kalimit, në kufirin jeshil dhe blu.

Paralel me veprimet operacionale në terren, policia ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t’u vetëdorëzuar. Në pamundësi për t’u larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore dhe procedurale me autorin e dyshuar, Azgan Mernica.

Sondazh

Poll