Bota

Pamje qesharake në Kili/ Gruaja përpiqet të kapërcejë gardhin metalik por pantallonat i mbesin në thumba

Ajo nuk e priste që pantallonat t’i kapeshin në thumbat metalike, ndaj ajo që pasoi ishte një luftë e mundimshme mes hajdutëve në tentativë. 

15 Maj 2024, 22:12 Nga E. D
Pamje qesharake në Kili/ Gruaja përpiqet të kapërcejë
pamje nga vendngjarja

KILI- Kameret e sigurisë kanë regjistruar një skenë të çuditshme në Kili. Në video duket një grua teksa përpiqet të kapërcejë një gardh metalik dhe të hyjë në një kompleks apartamentesh luksoze. Por gjatë kalimit të gardhit metalik ajo përballet me një incident, ku pantollonat e saj ngecen në thumbat metalikë. 

Ajo nuk e priste që pantallonat t’i kapeshin në thumbat metalike, ndaj ajo që pasoi ishte një luftë e mundimshme mes hajdutëve në tentativë. Gjithashtu pas dy minutash, ajo mbeti pa pjesë të rrobave dhe këpucëve, ndërsa pjesët intime iu desh të fshihte me një xhup. Siç raportohet ajo ka kontrolluar oborrin dhe është larguar pas disa kohësh. Megjithatë mbetet ende e paqartë se çfarë po përpiqej të bënte, ndërsa disa burime thonë se ajo kishte bashkëpunëtor. 

kili gardh metalik

Sondazh

Poll