Bota

Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Ministri i Brendshëm thirrje gazetarëve, publikut dhe politikanëve: Ndaloni përhapjen e urrejtjes

Ai u bën thirrje gazetarëve, publikut dhe politikanëve që të ndalojnë përhapjen e urrejtjes.

15 Maj 2024, 21:35 Nga E. D
Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Ministri i Brendshëm thirrje
Matus Sutaj Estok

SLLOVAKI- Ministri i Brendshëm, Matus Sutaj Estok duke folur para mediave për sulmin ndaj kryeministrit sllovak thotë se urrejtja që po përhapet në internet qëndron pas sulmit ndaj politikanit. Ai u bën thirrje gazetarëve, publikut dhe politikanëve që të ndalojnë përhapjen e urrejtjes.

“Ne nuk mund t’i përgjigjemi urrejtjes me urrejtje. Prandaj do të doja t’ju kërkoja të gjithëve që të ndaloni gjithë këtë urrejtje në rrjetet sociale, që synojnë këtë apo atë parti politike. Ajo që ka filluar tani është mbjellë nga shumë prej jush. Ndalo tani”, thotë Estok.

matus sutaj estok

Sondazh

Poll