Politike

“Ky gënjen në publik”/ Salianji dhe Gogu debatojnë para gazetarëve: E dinë shqiptarët se kush mashtron

Dy ligjvënësit janë përplasur me njëri tjetrin pasi socialistët janë larguar nga komisionit hetimor

15 Maj 2024, 22:16 Nga I.A
“Ky gënjen në publik”/ Salianji dhe Gogu debatojnë
Salianji dhe Gogu

TIRANË- Një debat ka ndodhur mbrëmjen e sotme pas përfundimit të Komisionit Hetimor të TIMS. Mësohet se kryetari i komisionit Ervin Salianji ka debatuar me Toni Gogun teksa po flisnin për mediat. Dy ligjvënësit janë përplasur me njëri tjetrin pasi socialistët janë larguar nga komisionit hetimor 

Pjesë nga debati:

Salianji: Hajdeni aty se kemi mbledhje, për 5 minuta fillojmë

Gogu: Ky zotëria që vjen këtu me këtë sjellje, këtë qasje. Kjo është qasja

Salianji: O zotëri për cfarë e pyesni kot, ky gënjen në publik. Apo e shikoni kështu me kravatë dhe …

Gogu: Të lutem respekto qytetarët shqiptarë që na ndjekin

Salianji: Sapo të ka ardhur një person aty hajde

Gogu: E dinë shqiptarët kush mashtron

Salianji: Mashtrues me dokumente

Gogu: E dimë kush jep llogari para gjykatës për mashtrim

ervin salianji toni gogu

Sondazh

Poll