Politike

Protesta e opozitës, Berisha: Fitorja është në pëllëmbë të dorës! Ne po ecim të sigurt drejt qeverisë teknike

Ai më tej vijoj duke thënë se fitorja është në pëllëmbë të dorës dhe se fati është në duart e protestuesve. Kreu i PD-së tha se pavarësisht nga tmerri i Edi Ramës nga kthimi i Sali Berishës, pavarësisht nga çdo masë që do marrin, ata po ecin të sigurt drejt qeverisë teknike. 

14 Maj 2024, 21:06 Nga N.F
Protesta e opozitës, Berisha: Fitorja është në
Berisha


TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve të mbledhur poshtë pallatit ka përshëndetur protestën e sotme të opozitës. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se protestuesti sot faktuan se nuk ka barrikadë që të pengojë ata pa ndëshkuar hajdutin.

Ai më tej vijoj duke thënë se fitorja është në pëllëmbë të dorës dhe se fati është në duart e protestuesve. Kreu i PD-së tha se pavarësisht nga tmerri i Edi Ramës nga kthimi i Sali Berishës, pavarësisht nga çdo masë që do marrin, ata po ecin të sigurt drejt qeverisë teknike. 

Fjala e plotë:

Sot dua të përshëndes protestuesit në betejën e tyre të fuqishme, mosbindjen civile që zhvilluan tek bashkia e Tiranës. Sot ju faktuat se nuk ka barrikadë që t’u pengojë ju pa ndëshkuar hajdutin dhe se fitorja është në pëllëmbë të dorës. Se fati ynë është në dorën tonë.


Sikundër, dua t’u garantoj ju dhe mikun tonë të shquar se masat e pashembullta në historinë e Europës, vendosja e masave kufizuese nga afërmendshi, pa pyetur parlamentin, por konsideron Irena Gjokën ligj dhe parlament, pavarësisht nga këto, pavarësisht nga tmerri i Edi Ramës nga kthimi i Sali Berishës, pavarësisht nga çdo masë që do marrin, ne ecim të sigurt drejt qeverisë teknike. Ecim të sigurt drejt zgjedhjeve të reja. Idealet tona, fuqinë e tyre nuk ka forcë në botë ta mposhtë. Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj mikut tonë. Fitore, fitore, fitore!

berisha rama protesta e opozites

Sondazh

Poll