Aktualitet

Konflikt çasti mes 3 vëllezërve dhe një babai me të birin, plagoset me armë zjarri 25-vjeçari, arrestohet njëri nga autorët e dyshuar në Durrës

Mësohet se rreth orës 03:20, pas një konflikti të çastit, në një lokal në lagjen nr. 13, ndërmjet R. C., 25-vjeç, K. C., 40-vjeç dhe M. C., 28-vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Fllakë, dhe A. K., 51-vjeç dhe E. K., 25-vjeç, babë e bir, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, 25-vjeçari me inicialet R. C., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

15 Maj 2024, 12:29 Nga M.B
Konflikt çasti mes 3 vëllezërve dhe një babai me të
Foto ilustruese

DURRËS- Një 51-vjeçar me inicialet A. K., është arrestuar pasi dyshohet të jetë një nga autorët e plagosjes së një 25-vjeçari me armë zjarri. Mësohet se rreth orës 03:20, pas një konflikti të çastit, në një lokal në lagjen nr. 13, ndërmjet R. C., 25-vjeç, K. C., 40-vjeç dhe M. C., 28-vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Fllakë, dhe A. K., 51-vjeç dhe E. K., 25-vjeç, babë e bir, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, 25-vjeçari me inicialet R. C., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur e këtë ngjarje vijon kërkimi për kapjen e djalit të 51-vjeçarit. Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë penale të shtetasve të përfshirë në konflikt, si dhe për të provuar ligjërisht rrethanat e tjera të këtij rasti.

Njoftimi:

Durrës

Pas një konflikti të çastit, në një lokal, u plagos me armë zjarri një 25-vjeçar, rast për të cilin Policia arrestoi menjëherë një 51-vjeçar dhe po punon për kapjen e djalit të tij.

Rreth orës 03:20, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në një lokal në lagjen nr. 13, ndërmjet shtetasve R. C., 25 vjeç, K. C., 40 vjeç dhe M. C., 28 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Fllakë, dhe shtetasve A. K., 51 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, babë e bir, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi R. C., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e dyshuar të plagosjes, shtetasi A. K., si dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, shtetasit E. K.. Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë penale të shtetasve të përfshirë në konflikt, si dhe për të provuar ligjërisht rrethanat e tjera të këtij rasti.

konflikt ne durres

Sondazh

Poll