Aktualitet

"Prisja se do të më sulmonin disa persona", i mbajti peng për disa orë në banesë nën të shtënat me armë, fëmijët lutje mes lotësh babait për tu dorëzuar

Mësohet se pas disa orësh negociata, u arrit që Aleks Marku të dorëzohej, ndërsa gjatë gjithë kohës RENEA punoi për ta bindur që ai të mos qëllonte më.

15 Maj 2024, 08:27 Nga M.B
"Prisja se do të më sulmonin disa persona", i mbajti peng
Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me ngjarjen që ndodhi te Shkëmbi i Kavajës në Durrës, ku një baba mbajti peng për disa orë në banesë dy fëmijët e tij të mitur. Mësohet se pas disa orësh negociata, u arrit që Aleks Marku të dorëzohej, ndërsa gjatë gjithë kohës RENEA punoi për ta bindur që ai të mos qëllonte më.

Po ashtu raportohet se gjatë kësaj kohe dëgjoheshin fëmijët që qanin dhe i luteshin babait të tij që të dorëzohej. Maku ka pranuar të hapë derën dhe të shoqërohet nga policia dhe në gjendje të rënduar psikologjike ka dëshmuar se qëllonte nga dritarja se priste se do ta sulmonin disa persona, por pa treguar se kush. Bëhet me dije se 40-vjeçari ka qëlluar mbi 15 herë nga dritarja e ballkonit.

renea ne durres

Sondazh

Poll