Aktualitet

EMRI/ Ky është 40-vjeçari që mbante peng fëmijët e mitur në Durrës, momenti kur neutralizohet nga policia (VIDEO)

Marku në momentin që ka konstatuar forcat e policisë fillimisht ka refuzuar të dorëzohet duke qëluar me armë nga dritarja e apartamentit, por më pas është neutralizuar nga policia dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

15 Maj 2024, 08:22 Nga B.Z

 

EMRI/ Ky është 40-vjeçari që mbante peng fëmijët
Pamje nga arrestimi

DURRËS - Aleks Marku është 40-vjeçari i cili është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet se mbante peng dy fëmijët e mitur dhe qëllonte me armë zjarri duke shkaktuar panik edhe tek banorët e zonës. Sipas policisë kanë qënë fqinjët e familjes Marku ata të cilët kanë bërë denoncim se kanë dëgjuar të shtëna me armë në ambjentet e pallatit. Policia njofton se banesa ishte marrë me qira javore, nga Marku dhe brenda saj ky i fundit mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.

Sipas policisë Marku në momentin që ka konstatuar forcat e policisë fillimisht ka refuzuar të dorëzohet duke qëlluar me armë nga dritarja e apartamentit, por më pas është neutralizuar nga policia dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. Dy fëmijët e mitur janë dërguar për asistencë në një psikolog dhe raportohet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë. Në vendngjarje shkoi Reparti Special “RENEA”, i cili i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit Aleks Marku, të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës Gjithashtu, Policia nxorri të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë. 40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedurale. Për motivet që shtynë 40-vjeçarin në këtë ngjarje, do të japim informacion në vijim.

Momenti i arrestimit të 40-vjeçarit:

 

arrestim fier pengmarrje policia serbe dhe policia kosovare mbahe

Sondazh

Poll