Aktualitet

Përcillet sot në banesën e fundit efektivi Novruz Cenalia, mbahen homazhe në nder të tij, autori ende në arrati

Efektivi ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në debat dhe në një moment autori 23-vjeçar nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit, dhe më pas u arratis.

15 Maj 2024, 08:07 Nga B.Z
Përcillet sot në banesën e fundit efektivi Novruz Cenalia, mbahen
Viktima dhe autori

FIER - Efektivi, Novruz Cenalia i cili u vra me armë zjarri dy ditë më parë në Fier nga Azgan Mërnica përcillet këtë të mërkurë për në banesën e fundit. Në nder të tij do të mbahen homazhe në Kinoteatrin e qytetit të Fierit, që pritet të nisin në orën 10:00.

Cenalia u ekzekutua pas një debati verbal që pati me Mërnicën për radhën e kalimit në rrugën e ngushtë të fshatit Baltëz në Fier. Efektivi ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në debat dhe në një moment autori 23-vjeçar nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit, dhe më pas u arratis.

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori i ngjarjes, ndërsa një ditë më parë u raportua se një person i ngjashëm me të është parë në Gjirokastër.  Dyshohet se ai synon të kalojë kufirin me Greqinë. Mërnica konsiderohet i rrezikshëm, pasi me vete dyshohet se mban armën e krimit. Ka negociata me familjarët për t'u vetëdorëzuar, babai deri tani ka qenë bashkëpunues me policinë, por nuk ka rezultate akoma. 23-vjeçari vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani. Në rastin e tij mbetet e paqartë se për çfarë është dënuar.

 

novruz cenalia azgan mernica

Sondazh

Poll