Sport

Festa ka nisur, hapet shampanja… Aston Villa u kualifikua për në Champions League, për herë të parë që nga viti 1983

Humbja e Tottenham ndaj Manchester Cityt në mbrëmjen e kësaj të marte (0-2) i afroi ‘Qytetarët’ pak më pranë titullit kampion. Por edhe zyrtarisht e kualifikoi Aston Vilën për Champions League të radhës, pas 41 vitesh mungesë.

15 Maj 2024, 09:00 Nga DOSJA

Festa ka nisur, hapet shampanja… Aston Villa u kualifikua për

ANGLI - Melodia e ëmbël e Champions League do të rezonojë mirë në Villa Park sezonin e ardhshëm. Falë fitores së Manchester Cityt në fushën e Tottenhamit të martën në mbrëmje (2-0), Aston Villa nuk mund të arrihet nga Spurs.

E renditur në vendin e 4-t, Aston Villa kualifikohet për C1-në e radhës, të cilën e arrin pas vitit 1983. Klubi anglez u eliminua nga Juventusi në çerekfinale (1-2, 1-3), një vit pasi fitoi kompeticionin për herë të parë në historinë e tij.

Lojtarët e trajnerit spanjol Unai Emery, që iu bashkua Villans në tetor 2022, kanë 68 pikë pas 37 javësh, 5 më shumë se Tottenham, ndjekësi i tyre më i afërt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll