Sport

VIDEO / Manchester City mbetet i pandalshëm, rimerr kreun e Premier League, por ka xixa mes Ederson dhe Guardiolës!

Sa i përket garës për titullin, shpresa për ta do të mbetet deri në fundin e përballjes së fundit të këtij edicioni, në fillim të fitojë ndeshjen e tij dhe ndërkohë që të shpresojë të mundet ose të barazojë Manchester City pasi edhe me pikë të barabarta është skuadra e Artetës kampione.

14 Maj 2024, 22:33 Nga DOSJA
VIDEO / Manchester City mbetet i pandalshëm, rimerr kreun e Premier League,

ANGLI – Në Londër Manchester City luan ndalesën e prapambetur me Tottenham në një nga shanset e fundit për t’u ndalur në garën që ka me Arsenalin për titullin kampion të Premier League. Megjithatë gjasat mbeten të pakta dhe këptë gjë e konfirmoi skuadra e Guardiolës me fillimin e pjesës së dytë. Pas barazimit 0-0 në të parën, është i përhershmi Haland ai i cili zhbllokon ndeshjen në minutën e 51-të, duke i prerë shpresat e “Topçinjëve” për të patur një ndalesë të rivalit të tyre në prag të javës së fundit.


Në minutën e 69-të është parë një episod i pazakont për lojtarët dhe skuadrëne Guardioklës. Në momenitn e zëvendësimit të portierit Ederson, ai ka dalë duke goditur shishet e ujit në pankinë, që ka sjellë një reagim që mund të ketë pasoja, nga trajneri katalanas.  


Në minutën e 86-të Son pati shansin më të mirë për të shënuar golin e barazimit, por ishte i pafat pasi goditja e tij u ndal nga portieri që zëvendësoi Ederson, Ortega.


Pak minuta më pas në përfundim të kohës së rregullt, City përfityon një 11-metërsh duke vulosur fitoren, me goditjen që u shndërrua në gol, nga i zakonshmi Haland, i dyti personal dhe i dyti për Manchedterin në ktëë ndeshje.


Me këtë fitore Manchester City ngjitet me dy pikë në krye të kampionatit anglez, mbi Arsenalin, ndërkohë që ndeshjen e fundit e luan me West Ham në shtëpinë e tij, ndërkohë që Arsenali luan me Evertonin. Ndërkohë sa i përket garës për titullin, shpresa për ta do të mbetet deri në fundin e përballjes së fundit të këtij edicioni, në fillim të fitojë ndeshjen e tij dhe ndërkohë që të shpresojë të mundet ose të barazojë Manchester City pasi edhe me pikë të barabarta është skuadra e Artetës kampione.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll