Sport

Zaniolo dëmtohet në ndeshjen e kampionatit me Aston Villën, rrezikon Kampionati Evropian!

Për ish-lojtarin e Romës, një mikrofrakturë në këmbë e cila, një muaj para fillimit të turneut, vë në dyshim praninë e tij në skuadrën e Spallettit.

15 Maj 2024, 01:16 Nga DOSJA
Zaniolo dëmtohet në ndeshjen e kampionatit me Aston Villën,

ITALI - Pikërisht një muaj para fillimit të Kampionatit Evropian në Gjermani, nuk ka asnjë lajm të mirë për Luciano Spallettin. Në fakt, Nicolò Zaniolo pësoi një frakturë në këmbën e tij të majtë gjatë ndeshjes në Premier League mes Aston Villas dhe Liverpool-it, gjë që e vë në rrezik të madh praninë e tij në skuadrën prej 26 lojtarësh të trajnerit italian.

Ish-lojtari i Romës pritet në Itali për teste të reja për të kuptuar kohën e rikuperimit dhe shkallën reale të dëmtimit, por ndjesitë e para flasin për përfundimin e sezonit dhe për një ndërprerje për një muaj, kohë që do ta përjashtonte automatikisht nga kombëtarja italiane për në Kampionatin Europian në Gjermani ku do të startojë gjithçka pas rreth një muaji.

Një pengesë e vërtetë për lojtarin, i cili ka munguar edhe në Kampionatin Evropian të vitit 2021 për shkak të një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë, dhe për Spallettin, i cili vetëm sot deklaroi se 70-80% e lojtarëve që do të grumbullojë tashmë i ka në kokën e tij. Pas Berardit, një tjetër nokaut i rëndë në repartin e sulmit për axurrët të cilët ndeshjen e pare do ta luajnë përballë Shqipërisë pikërisht më 15 qershor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll