Sport

Kush do ta fitojë Premier League? Manchester City apo Arsenal, kombinimet e mundshme para 90 minutave të fundit...

Nëse ‘Qytetarët’ mposhtin londinezët, skuadra e Artetës nuk do të kenë nevojë për sukses kundër Evertonit.

15 Maj 2024, 07:30 Nga DOSJA

Kush do ta fitojë Premier League? Manchester City apo Arsenal, kombinimet e

ANGLI - Tetëdhjetë e tetë pikë për Manchester Cityn, me një diferencë golash +60. Tetëdhjetë e gjashtë pikë për Arsenalin, me një golaverazh +61.

“Topçinjtë” mund të shpresojnë vetëm te West Ham, kundërshtari i skuadrës së Guardiolës në xhiron e fundit të Premierligës, ndeshje e planifikuar për të dielën (të gjitha ndeshjet në të njëjtën orë në orën 17:00).

Nëse ‘Qytetarët’ mposhtin londinezët, lojtarët e Artetës nuk do të kenë nevojë për sukses kundër Evertonit.

Një finale e pabesueshme, për t'u përjetuar me një frymë në fund të një sezoni vërtet emocionues. Këtu janë të gjitha kombinimet e mundshme:

● Manchester City kampion nëse mund West Hamin; nëse barazojnë ose humbasin dhe Arsenali nuk mund Everton
● Arsenali kampion nëse mund Everton dhe Manchester City barazon ose humbet kundër West Ham (në rast të pikëve të barabarta, diferenca e golave ​​do të jetë padyshim në favor).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll