Aktualitet

Vdekja e Alma Arrazit me tre fëmijët, gazetarja tregon kominikimet me Erdgysin, çfarë kanë zbardhur hetimet

Sa i takon mardhënies me kunatën që ishte dhe personi i fundit me të cilin Alma piu kafe para se të merrte vendimin ekstrem, gazetarja thotë se rezulton që relatat mes tyre kanë qënë të mira.

14 Maj 2024, 21:42 Nga B.Z
Vdekja e Alma Arrazit me tre fëmijët, gazetarja tregon kominikimet me
Alma Arrazi me tre fëmijët

TIRANË - Gazetarja Glidona Daci ka rrëfyer detaje të reja nga ngjarja që u regjistrua pak ditë më parë në Shkodër, ku Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e saj i dhanë fund jetës duke u mbytur në Lumin Buna. Në një lidhje me “Open” në News 24, gazetarja u shpreh se pista kryesore është ajo e vetëvrasjes.

Ajo shtoi se nga hetimet që janë kryer bashkëshorti i Almës nuk rezulton që të ketë qënë afër vendit të ngjarjes, ndërsa mesazhet që prokurorët kanë parë nuk vërtetojnë dhunën psikologjike. Sa i takon mardhënies me kunatën që ishte dhe personi i fundit me të cilin Alma piu kafe para se të merrte vendimin ekstrem, gazetarja thotë se rezulton që relatat mes tyre kanë qënë të mira.

“Ekspertiza e celularit nuk ka përfunduar. Erdgysi i bënte bllok Alma Arrazit në telefon dhe në rrjetet sociale. Në pamundësi për të telefonuar bashkëshortin, merrte telefonin e kunatës, me të cilën konsumoi kafen e fundit. Prokurorët kanë dyshime se bisedat mund të jenë fshirë. Kur të përfundojë ekspertiza do të dalë e vërteta dhe aty mund të konstatohet dhuna psikologjike.

Mesazhet që prokurorët kanë parë deri më tani nuk vërtetojnë dhunën psikologjike. Pjesa më e madhe e bisedave rezultojnë të jenë bosh. Pista më e fortë është ajo e vetëvrasjes. Nga të gjitha verifikimet që janë kryer nuk rezulton që bashkëshorti të ketë qenë afër. Nga të gjitha provat që janë mbledhur deri më tani dhe nga të gjitha dëshmitë nga prokurorët e Shkodrës rezulton pista e vetëvrasjes. Sa i përket këqyrjes së telefonit të kunatës rezulton se ka pasur marrëdhënie të mira me të",- tha gazetarja.

alma arrazi tragjedi shkoder

Sondazh

Poll