Politike

Foto me Azgan Mërnicën/ Luan Baçi: Në 2021 nuk ka qenë kriminel, dënoj veprimin e tij

Ai tha se në vitin 2021 Azgan Mërnica ishte një qytetar i ndershëm, teksa e dënoi vrasjen e një dite më parë.

14 Maj 2024, 12:48 Nga r.ll
Foto me Azgan Mërnicën/ Luan Baçi: Në 2021 nuk ka
luan baci

TIRANË- Më herët sot në media u publikua një foto ku shihej Azgan Mërnica, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të policisë në Fier, bashkë me deputetin e PD-së, Luan Baçin në zgjedhjet e vitit 2021.

Foto me Azgan Mërnicën/ Luan Baçi: Në 2021 nuk ka
fotoja

Lidhur me këtë foto të publikuar sot, deputeti demokrat Luan Baçi ka reaguar gjatë fjalës së tij në protestën përballë Bashkisë së Tiranës. Ai tha se në vitin 2021 Azgan Mërnica ishte një qytetar i ndershëm, teksa e dënoi vrasjen e një dite më parë.

“E njoh Azgan Mërnicën. Në 2021 ka bërë foto me mua, nuk ka qenë kriminel, por familjar dhe i ndershëm. E dënoj veprimin e tij. Shpreh keqardhje. Më kot mundoheni të më impresiononi me foto të tilla. Disa patronazhistë dhe bravistë që kanë ardhur edhe ne tani, unë jam Luan Baçi dhe nuk tërhiqem as nga SPAK, BKH dhe asnjë presion tjetër. Qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë duhet të jenë çdo ditë këtu”, tha Luan Baçi.

luan baci azgan mernica

Sondazh

Poll