Politike

VIDEO/ Ilir Meta shkon në Prokurorinë e Tiranës për serverat e PL-së

Meta ka shkuar në prokurori për të dhënë shpjegime dhe detaje për vjedhjen në serverat e PL-së, të cilin vetë ai bëri denoncim. 

14 Maj 2024, 11:27 Nga I.A
VIDEO/ Ilir Meta shkon në Prokurorinë e Tiranës për serverat
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë ka shkuar sot në Prokurorinë e Tiranës për denoncimin që bëri në lidhje me ndërhyrjen e serverave të Partisë së Lirisë. Meta ka shkuar në prokurori për të dhënë shpjegime dhe detaje për vjedhjen në serverat e PL-së, të cilin vetë ai bëri denoncim. 

I pyetur nga mediat nëse beson se Prokuroria do ta zbardhë ndërhyrjen tek serverët e partisë së tij, Meta u përgjigj: Po e lanë, po.

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një denoncim në Polici për grabitjen e regjistruar brenda selisë së tij. Sipas Metës është grabitur rrjeti i komunikimeve elektronike, një pajisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë personat e përfshirë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

ilir meta

Sondazh

Poll