Politike

FOTOLAJM/ "Zdromsat 5D", Argita Malltezi me bluzën për lirinë e të atit, Balliu fotografon para Bashkisë, çfarë nuk po shihet nga protesta e opozitës?

Qytetarët në protestën para bashkisë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D.

14 Maj 2024, 11:34 Nga M.B
FOTOLAJM/ "Zdromsat 5D", Argita Malltezi me bluzën për
Foto nga protesta

TIRANA- Sot mbahet protesta e radhës e opozitës para Bashkisë së Tiranës ku duket se nuk mungon as vajza e kreut të Partisë Demokratike, Argita Malltezi e cila është shfaqur me bluzën me mbishkrimin "Free Berisha". Nga ana tjetër opozitarët po mbajnë fjalimet e tyre dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar as hedhja e bombave molotov në drejtim të godinës së Bashkisë.

Për këtë protestë policia ka rrethuar me furgonë godinën e institucionit. Veç kësaj ajo që bie në sy është se ndryshe nga herët e shkuara, ku prezente ishin barrierat metalike, në këtë protestë Bashkia "do të mbrohet" nga barrierat prej betonit. Qytetarët në protestën para bashkisë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D.

protesta para bashkis

Sondazh

Poll