Politike

"I bëjmë thirrje të rregullojnë ashensorin", doli nga Prokuroria e Tiranës, Meta: I shokuar nga gjendja, kishte një mal me dosje

Mësohet se Meta është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin e depozituar për vjedhjen e serverit në selinë e PL.

14 Maj 2024, 12:13 Nga M.B
"I bëjmë thirrje të rregullojnë ashensorin", doli
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës. Mësohet se Meta është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin e depozituar për vjedhjen e serverit në selinë e PL. Meta tha për mediat se ishte i shokuar nga gjendja në Prokurorinë e Tiranës, ku sipas tij kishte një mal me dosje.

Ai tha se "Ramaforma", sipas tij, kujdeset për kushtet e 2-4 prokurorëve të SPAK që i ka futur në xhep Ëngjëll Agaçi.

“Jam shokuar nga gjendja e Prokurorisë së Tiranës, situatë e rëndë, deputetët të vijnë të shikojnë gjendjen. Është Ramaforma, kujdeset për kushtet e 2-4 prokurorëve të SPAK që i ka futur në xhep Ëngjëll Agaçi. Mal me dosje, do bëjmë thirrje që të paktën ta lyejnë nga brenda, të rregullojnë ashensorin”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll