Politike

EMRAT/ "Tirana e ndarë në 4 zona", PD "ndez motorët" për zgjedhjet e vitit 2025, nis caktimi i drejtuesve politikë të qarqeve

Tirana pritet të ketë 4 drejtues politikë, një që do të menaxhojë politikisht PD-në në zonat Kamëz, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, një tjetër që do drejtojë publikisht zonat rurale të Tiranës, dhe dy të tjerë që do të drejtojnë qytetin.

14 Maj 2024, 10:32 Nga M.B
EMRAT/ "Tirana e ndarë në 4 zona", PD "ndez
Foto ilustruese

TIRANA- Partia Demokratike po bën përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2025. Në këtë atmosferë priten ndryshime të mëdha në rangun e drejtueve politikë të qarqeve. Pak ditë më parë gazetari Osman Stafa, raportoi se Luçiano Boçi do të jetë drejtues Politik në Shkodër. 

Ndërkohë që në Vlorë, drejtues politik pritet të jetë Bujar Leskaj, por për lehtësi organizimi dhe menaxhimi, qarku i Vlorës do të ndahet në 2 pjesë, ku një do të drejtohet nga Leskaj dhe pjesa e Sarandës, Delvinës, Konspolit dhe Finiqit, do të drejtohet politikisht nga Ina Zhupa. Qarku i Beratit do të ketë për Drejtues Politik, Eno Bozdon, i cili ka disa javë që punon në këtë qark.

Tirana pritet të ketë 4 drejtues politikë, një që do të menaxhojë politikisht PD-në në zonat Kamëz, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, një tjetër që do drejtojë publikisht zonat rurale të Tiranës, dhe dy të tjerë që do të drejtojnë qytetin. Belind Këlliçi pritet të jetë një nga 2 drejtuesit politik të Tiranës qytet. Po ashtu Flamur Noka pritet të jetë në Tiranë, por pa përcaktuar ende zonën. Sa i takon 2 emrave të tjerë ende nuk ka emra që të jenë hedhur në tryezën e diskutimit.

Katër qarqet të rëndësishme si Durrës, Elbasan, Fier dhe Korçë, ende nuk kanë emra konkret apo të përcaktuar. Por në këto zona përfliten figura të rëndësishme të PD-së së, si Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji. Në Lezhë gjithashtu po diskutohen që të jenë 2 kandidatë, emrat e kaluar janë Agron Gjekmarkaj dhe Jozefina Topalli.

Flamur Hoxha pritet të jetë drejtues politik në qarkun e Kukësit, ndërsa Isuf Çela do të menaxhojë Tropojën dhe Hasin. Në Qarkun e Gjirokastrës emri që po lakohet është ai i Ivi Kasos. Në Qarkun e Dibrës emri i cili mund të jetë Drejtues Politik është ai i Xhelal Mziut.

partia demokratike

Sondazh

Poll