13 Maj 2024, 22:40
Nga r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar shkrimet e mediave greke se nga Shqipëria udhëtuan 2 mijë persona me autobusë për takimin e së dielës në Athinë me emigrantët shqiptarë. Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, dhënë në Athinë pas fjalimit të tij para emigrantëve, Rama e hodhi poshtë këtë teori.
“Ne nuk kemi angazhuar asnjë lloj autobusi në kuptimin e angazhimit tonë dhe mbikëqyrjes tonë. Që këtu kanë ardhur njerëz nga shumë vende dhe që gjëja doli jashtë parashikimit… Këto hsitoritë e medias greke janë si historitë e medias shqiptare. Kemi shumë gjëra, jo në të gjitha gjërat, në shumë gjëra ne jemi më pak të lëndueshëm, më pak emocional, më pak nacionalistë, por në fushën e medias është njësoj”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.
Sa i përket raporteve mes dy qeverive dhe mes tij e Kryeministrit Mitsotakis, Rama u shpreh se pala shqiptare nuk ka konflikt me shtetin grek për shkak të çështjes “Beleri”, pasi nuk e konsideron të tillë këtë të fundit.
“Duhet të ketë një arsye që sot jemi në një situatë tjetër. Nuk jemi në një situatë konflikti. Unë këtë e shoh si një konflikt të perceptuar edhe të jetuar si të tillë nga pala greke por ne nuk kemi konflikt. Flas vazhdimisht drejtpërdrejt me të. Nuk ka një çështje me këtë emër për ne, nuk ekziston. Në këtë rast them që çështjet e përbashkëta kërkojnë zgjidhje. Çështja e ligjit të luftës është një çështje që ekziston, çështja e përcaktimit të kufijve detarë, çështja e përfundimit të procesit të pranimit të shqiptarëve me dokumentet e nevojshme dhe në këtë çështje është bërë një përparim i rëndësishëm dhe kam besim që së shpejti shqiptarët e Greqisë do marrin atë që presin. Dhe në këtë kuptim një çështje e mbetur pezull është një çështje e përbashkët. Çështje pastaj që mund t’i krijojmë ne, Shqipëria ose Greqia janë çështje që pala tjetër nuk është e detyruar të ndihet në nevojë për të dhënë një përgjigje”., tha Rama.
edi rama vizta ne greqi
Politike
13 Maj 2024, 22:28
r.ll
edi rama
GREQI- Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhur me takimin e shqiptarët që jetojnë në G...
Politike
13 Maj 2024, 22:21
r.ll
edi rama, kyriakos mitsotakis
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëdhëniet me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Rama tha...
Politike
13 Maj 2024, 21:07
r.ll
ilir meta
TIRANË- Në mbledhjen e Komisioni për Politikën e Jashtme të PL-së, ihste i pranishëm edhe presidenti i kë...
Politike
13 Maj 2024, 20:54
r.ll
sali berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme ka reaguar për atë që e qua...
Politike
13 Maj 2024, 20:45
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij para mbështetësve të mbledhur në tubi...
Politike
13 Maj 2024, 20:10
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Europian reagoi ndaj nismës së propozuar javën e shkuar nga krye...
Politike
13 Maj 2024, 19:24
r.ll
ervin salianji
DURRËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë një takimi me mbështetit demokratë në...
Politike
13 Maj 2024, 17:04
I.A
TIRANË- Natën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor 2023, një grup zyrtarësh u mblodhën për të trokitur gotat ...
Politike
13 Maj 2024, 16:44
I.A
Aksi
TIRANË- Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë - Kashar. Kanë mbetur më pak se ky...
Politike
13 Maj 2024, 16:40
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur takimin e kryeministrit Edi Rama ...