Politike

“Marrëdhëniet me Serbinë janë rivendosur kur kam qenë unë kryeministër”/ Meta: Me ardhjen e Ramës janë bërë të rrezikshme

Sa i takon çështjes së Kosovës, Ilir Meta tha se “ne do respektojmë institucionet e Kosovës dhe vendimet e tyre”.

13 Maj 2024, 21:07 Nga r.ll
“Marrëdhëniet me Serbinë janë rivendosur kur kam
ilir meta

TIRANË- Në mbledhjen e Komisioni për Politikën e Jashtme të PL-së, ihste i pranishëm edhe presidenti i kësaj partie, Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij në mbledhje Meta është ndalur edhe tek raportet me Serbinë.

Sipas tij, raportet me këtë shtet janë vendosur që në kohën kur ai ka qenë kryeministër dhe jo me ardhjen e Ramës, që siç thekson Meta janë bërë më të rrezikshme. Sa i takon çështjes së Kosovës, Ilir Meta tha se “ne do respektojmë institucionet e Kosovës dhe vendimet e tyre”.

“Dua të jem i drejtpërdrejtë në raportet me Serbinë. Dua ta lë pak modestinë mënjanë, marrëdhëniet me Serbinë nuk kanë filluar me ardhjen e Edi Ramës, me ardhjen e Ramës janë bërë të rrezikshme për pavarësinë e Kosovës, për integritetin e politikës tonë, janë personalizuar në shërbim të instalimit të autokracisë në këtë rajon. Të krijimit të një procesi që edhe Rama u detyrua të distancohej, të krijimit të Ballkanit të Hapur.

Marrëdhëniet me Serbinë janë rivendosur në kohën që unë kam qenë kryeministër dhe me ikjen e Milloshevicit me një shpejtësi marramendëse, më ish kryeministrin e ndjerë Zoran Xhinxhiç, ish presidentin Tadiç dhe kështu me radhë.

Shqipëria ka treguar një vullnet të jashtëzakonshëm për marrëdhënie sa më të mira me Serbinë, sepse populli serb është me shumë vlera, por për fat të keq ka patur ndikime shumë të fuqishme nga lindja. Ne jemi më të qartë në raport me NATO-n”, tha Meta.

ilir meta serbi edi rama

Sondazh

Poll