Aktualitet

Azgan Mërnica ende i lirë, në makinë me të në momentin e vrasjes së efektivit ishte dhe nëna e tij

Gjithashtu policia ka vendosur postoblloqe në rrugë, ndërkohë që po kontrollon automjetet të cilat kalojnë në kryqëzimin mes Semanit dhe Fierit. Vijojnë të mbeten të paqarta shkaqet që çuan në vrasjen e efektivit pak metra larg shtëpisë së tij. Cenaliaj ndodhej jashtë orarit të shërbimit kur u ekzekutua pasi ishte turn i dytë.

14 Maj 2024, 10:49 Nga r.ll
Azgan Mërnica ende i lirë, në makinë me të në
azgan mernica

FIER- Vijojnë kërkimet për kapjen e Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së efektivit, Novruz Cenalia dje në Fier. RENEA dhe grupet e FNSH janë vendosur në zona të caktuara ku dyshohet se është fshehur autori i ngjarjes. Gjithashtu policia ka vendosur postoblloqe në rrugë, ndërkohë që po kontrollon automjetet të cilat kalojnë në kryqëzimin mes Semanit dhe Fierit.

Për ngjarjen policia ka shoqëruar 12 persona, mes tyre edhe prindërit e autorit 23-vjeçar.Ndërkohë raportohet se nëna e tij ka dhënë dëshminë e saj para grupit hetimor. Dyshohet gjithashtu se e ëma e Mërnicës ndodhej në makinë me të, kur i biri ka qëlluar me plumb në kokë 28-vjeçarin. 

Vijojnë të mbeten të paqarta shkaqet që çuan në vrasjen e efektivit pak metra larg shtëpisë së tij. Cenaliaj ndodhej jashtë orarit të shërbimit kur u ekzekutua pasi ishte turn i dytë.

Deri më tani sipas policisë, pista kryesore e hetimit është konflikti i çastit. Dyshohet se fillimisht viktima ka debatuar me autorin Azgan Mërnica për një kalim rruge me makinë. Ata kanë qenë duke kaluar të dy me automjet në rrugët e fshatit, kur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armëve.

Por gjithashtu ka dyshime se dyshja mund të jenë njohur edhe më herët, për shkak të detyrës së viktimës. Sipas informacioneve vëllai i Azgan Mërnicës, Kiri Mërnica, aktualisht ndodhet në burg për tentativë vrasje. Ai u arrestua më 17 prill 2021 pasi bashkë me 3 të tjerë u përfshinë në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj. Kiri Mërnica në kohën kur ndodhi plagosja ndodhej në ‘arrest shtëpie’ Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku u vra me armë zjarri 23 vjeçari Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues po në fshatin Sulaj. Ai u akuzua si një nga autorët e kësaj ngjarje, akuza që i mohoi. 

azgan mërnica

Sondazh

Poll