Aktualitet

PROTESTA/ Forcat policore paraprijnë qytetarëve, rrethohet bashkia e Tiranës (FOTO)

Ndërkohë ditën e djeshme, Policia e Shtetit me anë të një lajmërimi ka dhënë detaje për masat e marra për tubimin, që do të nisë në orën 11:00. Gjithashtu kanë bërë me dije se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor.

14 Maj 2024, 10:45 Nga r.ll
PROTESTA/ Forcat policore paraprijnë qytetarëve, rrethohet bashkia e
policia

TIRANË- Ndërsa për pak minuta pritet të nisë protesta para bashkisë së Tiranë, policia ka rrethuar me furgonë policie godinën e institucionit.

Ndërkohë ditën e djeshme, Policia e Shtetit me anë të një lajmërimi ka dhënë detaje për masat e marra për tubimin, që do të nisë në orën 11:00. Gjithashtu kanë bërë me dije se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor.

Ashtu si në ato të zhvilluara javët më para, qytetarët në protestën para bashkisë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D. Ata kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar për vjedhjen e tenderave të Bashkisë Tiranë.

proteste para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll