Aktualitet

Qëndroi më pak se një orë në SPAK, Xhika: U pyeta për një procedurë në kohën kur drejtoja ARRSH-në

Ai ka qëndruar rreth 30 minuta brenda ambienteve të SPAK dhe në një deklaratë për mediat u shpreh se u mor në pyetje për një procedurë në kohen kur drejtonte ARRSH-në.

14 Maj 2024, 10:41 Nga r.ll
Qëndroi më pak se një orë në SPAK, Xhika: U pyeta
dashamir xhika

TIRANË- Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka qëndruar rreth 30 minuta brenda ambienteve të SPAK dhe në një deklaratë për mediat u shpreh se u mor në pyetje për një procedurë në kohen kur drejtonte ARRSH-në.

Ish-drejtori i ARRSH-së është arrestuar në 2018 për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorim detyre. Ai së bashku me Andi Tomën dhe disa zyrtarë të tjerë u arrestuan kanë kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Dashamir Xhika ka qenë dhe kandidat për deputet i LSI-së në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 2017.

 

dashamir xhika spak

Sondazh

Poll