Aktualitet

EMRAT/ Sulmi me armë zjarri në Bulqizë, arrestohet bashkëpunëtori, në kërkim autori i dyshuar

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.

14 Maj 2024, 10:02 Nga M.B
EMRAT/ Sulmi me armë zjarri në Bulqizë, arrestohet
Foto ilustruese

BULQIZA- 20-vjeçari Xhoni Sollaku është arrestuar si ndihmës i autorit në sulmin që ndodhi dje me armë zjarri në Bulqizë. Nga ana tjetër mësohet se autori i dyshur i këtij sulmi Fadil Tërnova, është shpallur në kërkim. Pasditen e djeshme Tërnova dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar të një personi. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.

Njoftimi:

Bulqizë

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi F.T., 36 vjeç, banues në Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar të shtetasit A.P.

Në vijim të veprimeve, është bërë arrestimi i shtetasit Xh.S., 20 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ka ndihmuar autorin shetasin F.T., për tu larguar nga vendngjarja. 

Ndërkohë vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F.T. Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S.B., 24 vjeç, banues në Peshkopi, pasi gjatë kontrollit fizik i'u gjet një armë e ftohtë (thikë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.

bulqiza

Sondazh

Poll