Sport

Al Khelaifi sherr me tone të larta me Mbappe në “Parc des Princes”!

Marrëdhënia mes të dyve në Paris po përfundon në mënyrën më të keqe të mundshme.

14 Maj 2024, 01:37 Nga DOSJA
Al Khelaifi sherr me tone të larta me Mbappe në  “Parc des

FRANCE - Kylian Mbappé dhe Nasser Al Khelaïfi zyrtarizuan “divorcin” përfundimtar të dielën, para ndeshjes kundër Toulouse, e fundit e sulmuesit në Paris. Sipas “Le Parisien” mes të dyve ka ndodhur një debat i ashpër që “tronditi edhe muret”, shoqëruar me britma.

Presidenti i Paris Saint Germain e qortoi kapitenin e skuadrës franceze që nuk e kishte përmendur në videon e lamtumirës të premten e kaluar, pikërisht kur konfirmoi largimin nga skuadra pariziene në fund të sezonit.

Në fakt, gjithmonë sipas gazetës pariziene, takimi mes dy palëve, i detyruar të mbahej të dielën, bëri që PSG të dilte me vonesë për nxehjen para ndeshjes kundër Toulouse, që përfundoi në disfatë 1-3 për skuadrën e Luis Enrique-s.

Al Khelaifi, egoja e të cilit është e pakontrollueshme, ishte shumë i mërzitur me Mbappé, me të cilin nënshkroi kontratën më të rëndësishme në historinë e sportit në vitin 2022. Marrëdhënia mes të dyve në Paris po përfundon në mënyrën më të keqe të mundshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll