Sport

VIDEO / Fiorentina përmbys Monzan dhe ngjitet në zonën Europiane!

Fiorentina ngjitet në vend të tetë ose vendi që shkon në Conference League me 53 pikë, teksa Monza renditet në vendtë 12-të me 45 pikë.

14 Maj 2024, 00:25 Nga DOSJA
VIDEO / Fiorentina përmbys Monzan dhe ngjitet në zonën Europiane!

ITALI - Fiorentina përmbys Monza-n në takimin e javës së 36-të të Serie A dhe ngjitet në zonën europiane. Takimi i luajtur në “Stadio Artemio Franchi” u mbyll me rezultatin 2-1, me vendasit që diktuan ritmin e kësaj ndeshje.

Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën me Djuric që gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 9’. Ndërkohë në minutën e 32’ golin e gjeti Gonzalez, duke u dhënë barazimin vendasve.

Takimi u vulos në minutën e 78’, kur Arthur Melo shënoi golin e përmbysjes dhe i dhuroi tri pikët ekipit të Italiano-s. Fiorentina ngjitet në vend të tetë ose vendi që shkon në Conference League me 53 pikë, teksa Monza renditet në vendtë 12-të me 45 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll