Aktualitet

Vrasja në Fier/ Viktima dhe autori njihenin më parë? Vëllai i Azgan Mërnicës në burg për tentativë vrasje

Më herët, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa ka vendosur dhe shumën 30,000 euro shpërblim për këdo që ka informacion.

13 Maj 2024, 17:24 Nga r.ll
Vrasja në Fier/ Viktima dhe autori njihenin më parë? Vëllai
autori dhe viktima

FIER- Vijojnë të zbardhen detaje të reja nga vrasja e efektiviti Novruz Cenalia në Fier, ngjarje për të cilën është shpallur në kërkim, Azgan alias Aslla Mërnica, si autor i dyshuar  Raportohet se policia ka sekuestruar pamjet filmike të një kamere sigurie të një biznesi dhe po analizohen nga ekspertët. Ka dyshimet se viktima dhe autori mund të jenë njohur më parë.

Sipas informacioneve vëllai i Azgan Mërnicës, Kiri Mërnica, aktualisht ndodhet në burg për tentativë vrasje. Ai u arrestua më 17 prill 2021 pasi bashkë me 3 të tjerë u përfshinë në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj. Kiri Mërnica në kohën kur ndodhi plagosja ndodhej në ‘arrest shtëpie’ Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku u vra me armë zjarri 23 vjeçari Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues po në fshatin Sulaj. Ai u akuzua si një nga autorët e kësaj ngjarje, akuza që i mohoi. 

Deri më tani sipas policisë, pista kryesore e hetimit është një konflikt çasti, ndërsa është përjashtuar pista e gjakmarrjes.  Dyshohet se fillimisht viktima ka debatuar me autorin Azgan Mërnica për një kalim rruge me makinë. Ata kanë qenë duke kaluar të dy me automjet në rrugët e fshatit, kur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armëve. Raportohet se efektivi ishte duke shkuar në punë, pasi ishte sot turni i dytë, ndërsa është qëlluar me plumb në kokë nga autori i cili vijon të jetë në arrati.

Gjithashtu bëhet me dije se makina e Mërnicës, i cili e kishte lënë tek të afërmit, është gjetur dhe sekuestruar dhe vetë dyshohet se është arratisur në këmbë. Më herët, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa ka vendosur dhe shumën 30,000 euro shpërblim për këdo që ka informacion. 

azgan mernica novruz cenalia kiri mernica vrasje ne fier

Sondazh

Poll