Aktualitet

Vrasja e policit në Fier për hakmarrje? I ati kishte vrarë një person në Has (EMRI)

Dyshohet se vite më parë efektivi bashkë me babanë e tij po ashtu efektiv kanë vrarë një person.

13 Maj 2024, 15:33 Nga B.Z
Vrasja e policit në Fier për hakmarrje? I ati kishte vrarë
Novruz Cenalia

FIER - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e efektivit të Policisë në Fier, Novruz Cenalia. Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka si motiv gjakmarrjen. Dyshohet se vite më parë efektivi bashkë me babanë e tij po ashtu efektiv në atë kohë kanë vrarë një person.

Dyshohet se kanë vrarë Sali Harhudhën në Has. Informacionet janë paraprake dhe mbetet për tu verifikuar nëse ka patur hetim nga gjykata lidhur me këtë krim dhe çfarë ka ndodhur më tej. Novruz Cenalia, kishte 3 vjet në detyrë si Polic. Mësohet se 1 vit ka punuar në Lushnje, dhe dy vjet te “Shqiponjat”.

vrasje fier hetime policia

Sondazh

Poll