Aktualitet

E moshuara u gjet e pajetë në banesën e saj në Tiranë, policia: Nuk kishte shenja dhune, pritet ekspertiza

Deri tani dyshohet se vdekja ka ndodhur nga shkaqe natyrale, ndërsa pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun përfundimtar të vdekjes. 

13 Maj 2024, 15:32 Nga r.ll
E moshuara u gjet e pajetë në banesën e saj në Tiranë,
foto ilustruese

TIRANË- Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e sotme në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë. Rafije Abedini, 73-vjeç u gjet e vdekur në banesë, e cila sipas policisë dhe dëshmisë së vajzës së viktimës, ajo vuante nga disa sëmundje të ndryshme.

Gjithashtu thuhet se nga veprimet hetimore nuk të kryera në vendngjarje, rezulton se 73-vjeçarja, është rrëzuar disa ditë më parë dhe nuk ka dëmtime ose shenja dhune. Deri tani dyshohet se vdekja ka ndodhur nga shkaqe natyrale, ndërsa pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun përfundimtar të vdekjes. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në rrugën "Sulejman Pitarka", ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja R. A., 73 vjeçe, e cila nga verifikimet paraprake rezulton se kohët e fundit kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe vuante nga disa sëmundje të ndryshme.

Nga veprimet e para hetimore, të kryera në vendngjarje, rezulton se shtetasja R. A., është rrëzuar disa ditë më parë dhe nuk ka dëmtime ose shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, por për të përcaktuar në mënyrë përfundimtare shkakun e vdekjes pritet ekspertiza e thelluar nga IML.

rafije abedini vdekje ne tirane

Sondazh

Poll