Aktualitet

Vrasja e efektivit në Fier/ FNSH dhe RENEA kërkime me dron për kapjen e autorit, shoqërohen në polici prindërit e tij

Forcat policore kanë ngritur pika të shumta kontrolli,  ku gjithashtu po përdoren edhe dronë, për gjetjen dhe kapjen e autorit 23-vjeçar.

13 Maj 2024, 16:56 Nga r.ll
Vrasja e efektivit në Fier/ FNSH dhe RENEA kërkime me dron për
azgan mernica, novruz cenalia

FIER- Pas vrasjes së efektivit 28-vjeçar, Novruz Cenalia në Fier, FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar në fshatin ku jeton autori i ngjarjes i shpallur në kërkim, Azgan alias Aslla Mërnica. Forcat policore kanë ngritur pika të shumta kontrolli,  ku gjithashtu po përdoren edhe dronë, për gjetjen dhe kapjen e autorit 23-vjeçar.  Raportohet se deri tani kontrolle janë kryer në banesën e autorit, si dhe janë shoqëruar në komisariat prindërit e tij.

Deri më tani sipas policisë, pista kryesore e hetimit është një konflikt çasti, ndërsa është përjashtuar pista e gjakmarrjes.  Dyshohet se fillimisht viktima ka debatuar me autorin Azgan Mërnica për një kalim rruge me makinë. Ata kanë qenë duke kaluar të dy me automjet në rrugët e fshatit, kur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armëve. Raportohet se efektivi ishte duke shkuar në punë, pasi ishte sot turni i dytë, ndërsa është qëlluar me plumb në kokë nga autori i cili vijon të jetë në arrati.

Gjithashtu bëhet me dije se makina e Mërnicës, i cili e kishte lënë tek të afërmit, është gjetur dhe sekuestruar dhe vetë dyshohet se është arratisur në këmbë. Më herët, policia kërkoi ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa ka vendosur dhe shumën 30,000 euro shpërblim për këdo që ka informacion. 

azgan mernica novruz cenalia vrasje ne fier

Sondazh

Poll