Politike

Çupi kundërshton ligjin për privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore: Është klientelist. Po deformohen aktet normative

Çupi, i cilësoi ndryshimet si klinteliste, ndërsa tha se po deformohen aktet normative të deritanishme. 

13 Maj 2024, 15:44 Nga B.Z
Çupi kundërshton ligjin për privatizimin e ndërmarrjeve
Dhurata Çupi

TIRANË - Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve Dhurata Çupi, ka kundërshtuar ligjin për privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore. Në mbledhjen e komisionit të Ligjeve, Çupi, i cilësoi ndryshimet si klinteliste, ndërsa tha se po deformohen aktet normative të deritanishme, duke normuar me ligj privatizimet e pronave shtetërore në interesa të individëve të lidhur me pushtetin.

“Ky eshte nje skandal i rradhes. Nje turp si po merren e abuzohet me pronat shtetrore. Nga viti 2013 s’keni asnje vendim qeverie per te kaluar bashkive pronat shteteore. S’keni asnje prone shtetore qe ja kaloni ish pronareve. Dhe sot sillni nje propozim qe pronen shteterore ta shkembeni me pasuri private. Ku jeni ketu. Ju duhet te hetoheni te gjithe . Nuk mundet te abuzoni kaq hapur. Perse nuk reagojne perfaqesuesit e ministrise qe kane vite eksperince. Perse nuk reagoni ju specialistet e drejtorise se privatizimeve ? Turp”, tha Çupi.

Cupi2

dhurata Çupi ligji për privatizimin e ndermarrjeve shteterore

Sondazh

Poll