13 Maj 2024, 12:44
Nga M.B
Mbledhja
TIRANA- Zëvendësministrja e Financave, Olta Manjani, ka folur në Komisionin e Ligjeve për sigurimet shoqërore dhe negociatat për një marrëveshje me Greqinë. Ajo tha se pala shqiptare është gati për marrëveshje, por nuk nuk ndodh njësoj në Greqi. Për këtë të fundit Manjani tha se do të duhet shumë vullnet politik.
Nga ana tjetër, Manjani foli dhe për skemën e re për sigurimet shoqërore për pensionistët brenda Shqipërisë, ku tha se ka një projektligj për minimumit jetik. Ajo shtoi se qëllimi kryesor i reformimit të skemës së pensioneve është rritja e bazës kontributeve, duke pasur parasysh të gjithë faktorët demografike.
“Marrëveshjet hynë në fuqi dhe përfituesit fillojë të përfitojnë në momentin që ju del e drejta për pension. Aktualisht i kemi sipas shteteve dhe viteve. Në total janë rreth 650 përfitues të cilët kanë aplikuar për përfitimin e pensionit pas nënshkrimit dhe hyrjes së marrëveshjeve në fuqi në vitin 2005. Ndërkohë, në lidhje me marrëveshjen me Greqinë, për herë të parë në vitin 2023 kemi bërë dy raunde bisedimesh në nivel teknik me palën greke, ku janë prezantuar skemat e sigurimeve shoqërore të dyja instituteve për t’u njohur më shumë me përputhshmërinë e skemave dhe për të parë nëse janë kompatibël për fillimin e negocimit për një marrëveshje kuadër.
Jemi në pritjen e palës greke për të konfirmuar fillimin e negociatave. Është një proces që do të kërkojë shumë vullnet politik nga pala greke, por pala shqiptare është gjithmonë gati në momentin që bie dakord pala greke për të filluar negociata. Do të jetë një ndër marrëveshjet kryesore, siç ishte ajo me Italinë, për shkak të numrit të lartë të shqiptarëve.
Skema e sigurimeve shoqërore, pas rishikimit të saj në vitin 2014, ku qëllimi kryesor i reformimit, ishte rritja e bazës kontributeve, është në rishikim. Qëllimi kryesor i reformimit të skemës së pensioneve është rritja e bazës kontributeve, duke pasur parasysh të gjithë faktorët demografike siç është plakja e popullsisë ndaj për këtë arsye jemi në tentativa për ta rishikuar skemën.
Vlen për t’u përmendur, se për herë të parë, vitin e kaluar, kemi një ngushtim të hendekut të deficitit. Ka një propozim të një projektligji për vendosjen e minimumit jetik, që do të lidhet dhe me nivelet e pensionit,. Propozimi sapo ka ardhur dhe ekspertet po e shqyrtojnë dhe në vijimësi do ta merrni vesh ecurinë e rishikimit të skemës. Jemi në proces dhe nuk ka asnjë konkluzion”, tha ajo.
komisioni i ligjeve
Politike
13 Maj 2024, 12:32
B.Z
Erjon Murataj
ELBASAN - Anëtari i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Erjon Murataj, ka deklaruar se situata në Landifillin e mbetjeve t&e...
Politike
13 Maj 2024, 12:38
M.B
QSUT
TIRANA- Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, kanë njoftuar se ditë...
Politike
13 Maj 2024, 12:08
N.F
Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ditën e sotme ka dërguar një kërkesë në SP...
Politike
13 Maj 2024, 11:17
M.B
Bledi Çuçi
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme. Kryetari i saj Bledi Çu&...
Politike
13 Maj 2024, 10:51
N.F
Silvio Gonzato
TIRANË- Projekti financiar nga Bashkimi Europian në ndihmë të administratës është përmbyllur nd...
Politike
13 Maj 2024, 09:03
B.Z
Petro Beleri
GREQI - Petro Beleri, djali i kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri ka komentuar vizitën e Ramës në Ath...
Politike
13 Maj 2024, 08:25
B.Z
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, dhe ai i Italisë, Antonio Tajani, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes p&eu...
Politike
13 Maj 2024, 07:37
N.F
Rama
ATHINË- Media greke, "Protothema" ka shkruar një tjetër artikull në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në A...
Politike
12 Maj 2024, 21:40
N.F
Edi Rama
ATHINË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat greke pas takimit të sotë...
Politike
12 Maj 2024, 20:58
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve te mbledhur para pallatit...