Politike

"Elbasani në prag të tragjedisë"/ Murataj: Impianti i përpunimit të mbetjeve 5 muaj jashtë funksionit. Rrezik për jetën e punonjësve

Murataj shkruan se masa e madhe e mbetjeve sa vjen e bëhet më e pamenaxhueshme, pasi sipas tij impianti i përpunimit të mbetjeve nuk është në funskion.

13 Maj 2024, 12:32 Nga B.Z
"Elbasani në prag të tragjedisë"/ Murataj: Impianti i
Erjon Murataj

ELBASAN - Anëtari i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Erjon Murataj, ka deklaruar se situata në Landifillin e mbetjeve të Elbasanit është alarmante. Në një postim në rrjete sociale, Murataj shkruan se masa e madhe e mbetjeve sa vjen e bëhet më e pamenaxhueshme, pasi sipas tij impianti i përpunimit nuk është në funksion, prej 5 muajsh.

Lidhur me këtë Murataj shkruan se i është drejtuar me një kërkesë për informacion shoqërisë EKO-ELB Sha e cila ka në administrim impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane dhe landfillin pranë impiantit, ku kërkon përgjigje për situatën, dhe në përgjigje të kërkesës sipas tij është konfirmuar gjendja emergjente aktuale në impiant dhe landfillin e mbetjeve.

Murataj shrehet se ky është një rrezik ekstrem real për jetën e punonjësve dhe krizës mjedisore .Referuar rastit, Murataj shkruan gjithashtu se ka kërkuar një mbledhje urgjente të komisionit të linjës dhe një mbledhje jashtë rradhe të Këshilli bashkiak Elbasan me administratorin e EKO-ELB sh.a dhe administratës Bashkia Elbasan për llogaridhënie ndaj këshillit dhe transparencë ndaj qytetarëve .

Postimi i plotë:

ELBASANI NË PRAG TË TRAGJEDISË. Të nderuar qytetar! Më datën 9/5/2024 i jam drejtuar shoqërisë EKO-ELB Sha me kërkesë për informacion pas disa indicieve shqetësuese që kam marrë nga burime të miat lidhur me situatën mjedisore dhe atë teknike në impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan. Pas kësaj kërkese kam marrë një përgjigje nga EKO-ELB sha ku janë konfirmuar një pjesë e mirë e informacioneve të mija ku konfirmohet situata emergjente në impiant dhe landfilldin e mbetjeve.


Bashkëlidhur kërkesa/përgjigja.Gjithashtu dhe pse nuk më është vënë në dispozicion jam në dijeni të ekzistencës së korrespondencës me këshillin e ministrave dhe ministrive të linjës dhe EKO-ELB SH.A Konkretisht Prot 88 8/2/2024. Prot 159 8/3/2024 Ku thuhet qartësisht ekzistenca e rrezikut ekstrem real për jetën e punonjësve dhe krizës mjedisore . Sa më lart kërkoova sot mbledhjen urgjente të komisionit të linjës dhe një mbledhje jashtë rradhe të Këshilli bashkiak Elbasan me administratorin e EKO-ELB sh.a dhe administratës Bashkia Elbasan për llogaridhënie ndaj këshillit dhe transparencë ndaj qytetarëve. Elbasani nuk është kurbani askujt !

erion murataj mbetje landfill i elbasanit

Sondazh

Poll