Politike

Meta për takimin e Ramës në Athinë: Dhjetëra mln euro që u shpenzuan për atë tallava, do të kishin dyfishuar pensionet

Meta tha se Konventa Zgjedhore do të jetë një shpërthim energjish dhe do të përfshijë në struktura të gjithë prurjet e reja dhe ato ekzistente që janë riaktivizuar. 

13 Maj 2024, 14:41 Nga M.B
Meta për takimin e Ramës në Athinë: Dhjetëra mln euro
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për shtyp tha se Konventa Zgjedhore do të jetë një shpërthim energjish dhe do të përfshijë në struktura të gjithë prurjet e reja dhe ato ekzistente që janë riaktivizuar. Meta u ndal dhe te vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë ditën e djeshme ku tha se me dhjetëra milionët të cilat u shpenzuan për organizimin e aktivitetit të djeshëm, mund të ishin dyfishuar pensionet.

“Beteja për Tiranën është beteja kundër plehrave, për mbrojtjen e mjedisit, hapësirave publike që kanë mbetur dhe beteja për përfshirjen e të rinjve në politike sepse e kanë të detyrueshme të jenë në politikë për ta bërë atë më të mirë. Regjim i kalbur dhe i korruptuar në palcë. Të gjithë e dinë si administrata e bashkive të Rilindjes dhe administrata shtetërore. Duke shkulur administratën e për t’i dërguar atje.

I vetmi zhvillim pak pozitiv për ata shqiptarë që shkuan, ishin këngëtarët. PL është për votën e diasporës, ka qenë edhe dje është edhe sot. Ata e dinë shumë mirë se kush do ti rikthejë çunat e Londrës në vend. Ajo tallavaja që ka kushtuar dhjetëra milion euro mund të ishin dyfishuar pensionet për të gjithë qarqet ku u shkulën patronazhistët e u dërguan atje”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll