Aktualitet

Vrasja e efektivit në Fier/ Gjendet makina me të cilën u arratis autori, FNSH postblloqe në Vlorë

Mësohet se makina është gjetur e braktisur në një lagje afër fshatit Baltëz në Fier, afër vendit ku ndodhi vrasja.

13 Maj 2024, 14:43 Nga N.F
Vrasja e efektivit në Fier/ Gjendet makina me të cilën u arratis
Vrasja ne Fier

FIER- Pa ngjarjes së rëndë që u regjistrua ditën e sotme në Fier është indentifikuar autori i vrasjes së policit 28-vjeçar, Ndërkohë raportohet se policia ka arritur që të gjejë makinën me të cilën është larguar autori i vrasjes së policit, Novruz Cenalia.

Mësohet se makina është gjetur e braktisur në një lagje afër fshatit Baltëz në Fier, afër vendit ku ndodhi vrasja. Në lidhje me ngjarjen FNSH ka ngritur postblloqe në Vlorë me qëllim kapjen e autorit. Asllan (Azgan) Mernica është personi i cili vrau me armë zjarri mesditën e sotme efektivin e "Shqiponjave" në Fier, Novruz Cenalia. Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:15, ndërsa dyshohet se krimi ka ndodhur për arsye gjakmarrje.

Burime paraprake bëjnë me dije se viktima dhe autori janë me origjinë të dy nga Hasi dhe se 9 vite më parë babai i viktimës është përfshirë në një ngjarje të rëndë që dyshohet se ka lidhje me autorin e ngjarjes së sotme. Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me një makinë ngjyrë blu, në drejtim ende te paditur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjares.

vrasja e policit ne fier

Sondazh

Poll